360 gradë, Drakshiq: Në Maqedoni ka shumë raste "Commons"

  • 5 years ago
Në edicionin e sotëm të emisionit 360 gradë në Alsat u diskutua për paradigmat në menaxhimin e të mirave të përbashkëta, gjegjësisht për "fenomenin" Commons. Ky term për momentin nuk ka përkthim adekuat në maqedonisht dhe shqip. Në esencë bëhet fjalë për shembuj ku resurset e ndryshme, që nga ato natyrore e deri te ato infrastrukturore munden me sukses të menaxhohen përmes vetë organizimit të qytetarëve e jo nga qeveritë dhe tregjet.