"Marreveshja e Prespes, ngjarja e vitit"

  • 5 years ago
Analistët njëzëri thonë se Marrëveshja e Prespës ka qenë moment historik për Maqedoninë. Ndonëse shqiptarët nuk janë përfshirë në mënyrë konkrete ata e kanë mbështetur paktin me Greqinë.

Sefer Tahiri, analist: U dëshmua se megjithatë rreth interesave strategjike mund të arrihet një pajtueshmëri.

20 ditët ardhshme janë vendimtare rreth rrugëtimit të Maqedonisë, thotë Prof. Milaim Fetai.

Milaim Fetai, analist: Këto 20 ditë do të bëjnë çmos ata që nuk e dëshirojnë Maqedoninë të jetë pjesë e integrimeve Euro- Atlantike që ta ndali.

Arratisja e Gruevskit, sipas Ahmet Selmanit, i ngjan një teatri të paralajmëruar për ta tërhequr vëmendjen nga problemet reale.

Ahmet Selman, analist : Të flitet 24 orë se pritet që Gruevski do hyjë në burg dhe nga ana tjetër të mos e dije policia se nga do shkojë, kjo pak a shumë ishte e paralajmëruar.

Analistët e ftuar në Klan Debat vitin 2018 e karakterizojnë si vit i fitoreve në skenën e politikës së jashtme veçanërisht në diplomaci, por edhe dështime në planin e brendshëm sidomos në sferën ekonomike.

Tv Klan

Recommended