Ora News - Murati: Se kuptoj çfarë bën akoma në detyrë Lindita Nikolla. Abilekaj: Dha dorëheqjen!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Analisti Erl Murati i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se nuk e kuptonte se si mund të qëndronte në detyrë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kur në Itali ministri i Transporteve dha dorëheqjen për një urë të ndërtuar 50 vite më parë. Analisti Enton Abilekaj tha se Nikolla e dha dorëheqjen por nuk ia pranoi kryeministri Rama.

Pjesë nga debati:

Murati: Po të ishim në një vend ku politika do të reagonte normalisht, ministrja e Arsimit nuk do të ishte aty. Në një vend të BE-së, ministrja e Arsimit ka 10 mijë studentë pranë zyrës së saj, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen. Në Itali ka rënë një urë e ndërtuar para 50 vitesh dhe ka dhënë dorëheqjen. Edhe sikur të jetë faji i studentëve, fakti që e ke mësimdhënien të paralizuar, ministrja merr përgjegjësinë morale dhe largohet. Nuk e kuptoj çfarë bën akoma në detyra ministrja e Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/murati-se-kuptoj-cfare-ben-akoma-ne-detyre-lindita-nikolla-abilekaj-dha-doreheqje

Recommended