BOOM/ Apeli i çiftit Gjapi për Veliajn: Duam bonusin për pagesën e qirasë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #boom

Emisioni BOOM i është rikthyer dramës së çiftit Gjapi, banesa e të cilit u prek nga ndërtimi i një ure në Unazën e Re. Çifti i të moshuarve pavarësisht se mori një kompensim, përsëri mbeti në qiell të hapur.

Pas këtij momenti Boom ju drejtua njësisë administrative 6 në Kombinat ku nga ana e administratorit na u tha se familjes po i përgatitej dosja për përfitimin e bonusit të qirasë.

Një nga kërkesat për të përfituar bonusin e qirasë ishte që familja Gjapi duhet të lidhte një kontratë një vjeçare me një qiradhënës dhe në këtë mënyrë do të depozitonte në bashki dokumentin. Për dy muaj ka qenë fondacioni Firdeus që ka ndihmuar dy të moshuarit duke ju dhënë lekët për strehim por deri në gusht.

Aplikimi për bonus qiraje dhe kontrata me qiradhënësin e shtëpisë është bërë që në muajin shtator. Por është dhjetor dhe bashkia nuk ka kaluar asnjë lekë. Të moshuarit janë futur në borxh për të paguar kontratën e qirasë. Ata i bëjnë thirrje për ndihmë Erion Veliajt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-apeli-i-ciftit-gjapi-veliajn-duam-bonusin-pagesen-e-qirase

Recommended