Report Tv - Ndalimi i fishekzjarreve, qytetarët mbështesin vendimin: Të përdoren nga bashkia

  • 5 years ago
Vendimi i tre ministrive për të ndaluar fishekzjarret dhe kapsollat për t?u përdorur edhe në rastin e festave të fundvitit, ka gjetur menjëherë mbështetjen e qytetarëve. Report Tv ka pyetur rastësisht qytetarë të ndryshëm të cilët njëzëri shprehen pro këtij vendimi. Disa nga qytetarët kanë mbështetur idenë që fishezjarret që përdoren vetëm nga Bashkia me rastin e festave, por jo nga qytetarët. Të tjerë nuk kanë ngurruar të tregojnë edhe histori të tyre, kur janë dëmtuar nga fishekzjarret.

?Mirë shumë, duhet të bëhej më herët. Vetëm bashkia t?i bëjë këto gjëra, jo qytetarët. Bëhen goxha dëme. Fishekzjarret që hedh bashkia janë Ok, po këto fishekzjarret që na hidhen nëpër këmbë, janë probleme. Nuk janë të kontrolluara nga shteti, apo kush i shet. Nuk dihen çfarë material janë ndërtuar, ato që vijnë nga Kina dihet që janë të rrezikshme. Për mua shumë mirë që janë ndaluar. Jemi me fëmijë të vegjël, shumë mirë që janë ndaluar. Është e sigurtë që s?lejohen fishekzjarret. Janë të dëshme, na japin frikë. Janë mjete të rrezikshme, ne jemi të vetëdijshëm që janë të dëmshme. Njëherë m?u dogjën çizmet dhe xhupi, shumë mirë që u ndaluan. ?-shprehen disa qytetarë për Report Tv.

Recommended