Report Tv - Njihuni me 80-vjeçarin nga Lezha që thur shporta si në kohë të vjetra

  • 5 years ago
Shumë profesione janë zëvendësuar nga makineritë, por ka edhe nga ato të cilat janë të pazevendësueshme siç është edhe thurja e shportave me thupra, e atë e trashëgojnë vetëm pak njerëz në Shqipëri.

Një ndër ta është edhe 80-vjeçari Nikoll Lazri nga fshati Troshan i Lezhës. I moshuari realizon kosha të modeleve të ndryshme. Lazri zanatin e ka mësuar nga babai i tij që në moshë të vogël. Punishten e ka përshtatur në katin e dytë të banesës, ndërsa teknika që përdor për realizimin e koshave është krejt e veçantë. Lënda e parë janë thuprat që, siç tregon Nikolla, i merr në malin e fshatit.

Unë bëj kosha buke, kosha perimesh. Po që në kohën e kooperativës kam bërë kosha duhani, por edhe kosha rrushi, në formë katrore. Si produkte përdor thuprat dhe shkozat, vetvetiu ka vështirësi, sepse duhen nxjerrë njëherë e më pas duhen pastruar duke i hequr degët...

Nikoll Lazri, Pensionist

Recommended