Ora News - Agrarët, të vetëm në zgjedhjet vendore

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, në këtë fundviti shpreh ambicjen që partia e tij të përballet e vetme në zgjedhjet vendore. Në një pritje me gazetarët, Duka foli për një aleancë me të gjelbrit.

Në këtë fundvit, kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka ka bërë një reflektim.

Në zgjedhjet vendore që do të vijnë, kjo parti do të konkurojë si subjekt më vete dhe këtë vendim Duka e ka ndarë me gazetarët e shumtë të pranishëm në darkën e organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Duka: Patëm një vizitë të sukseshme në Gjermani, kemi takuar nja dy personalitete të Bundestagut gjerman dhe shpresojmë që të kemi një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen me Partinë e Gjelbërt. Kemi përpara zgjedhjet në pushtetin vendor. Dy vjet ka që jemi në udhëheqje të kësaj partie, asnjëherë nuk kemi dalë sepse na e bëri koka dolëm te tubi dhe vetë nuk jemi votuar asnjëherë. Ta provojmë këtë radhë që të kandidojmë si Partia Agrare Ambjentaliste.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/agraret-te-vetem-ne-zgjedhjet-vendore

Recommended