Konfiskohen 515 kg marihuanë me vlerë 1 milion euro

  • 5 years ago
Janë konfiskuar rreth 515 kilogramë marihuanë në vlerë prej 1 milion euro në një kamion me targa të Shkupit. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski tha se në vendkalimin kufitar ?Bogordoricë? në dalje nga Maqedonia është kryer kontroll i kamioni ?Man?, në pronësi të një personi juridik ndërsa i cili drejtohej nga personi me inicialet Z.A nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer janë gjetur 181 paketime me marihuanë, ndërsa personi Z.A është arrestuar. Nga MPB është vërtetuar se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor D.S nga Shkupi ka blerë marihuanë nga Shqipëria me qëllim të shitjes në Turqi, ndërsa transportin e ka realizuar përmes Maqedonisë dhe Greqisë me angazhimin e personit Z.A.

Recommended