Studiuesi Zef Paci sjell regjimin komunist në bardhezi, foto nga jeta e përditshme dhe politike

  • 5 years ago
?Jeta e përditshme politike? në imazhe bardhezi u prezantua në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura nga studiuesi Zef Paci. Nuk bëhet fjalë për periudhën që jemi duke jetuar, por për regjimin komunist. Një hulumtim i bërë nga Paci në arkivin fotografik të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, fillimisht për t?u prezantuar në Qendrën për Hapje edhe dialog, ndërsa tanimë në kuadër të nismës së ?Procesit? (FAB) u rrëfye për studentët e arteve.

Është jeta e përditshme edhe jeta politike. Ishte një orvatje, që në hapje të COD. Kërkova që brenda një arkivi zyrtar të vendosja që të ndaja jetën politike edhe jetën e përditshme. Por në një farë mënyre, duke konstatuar edhe përzierjen e tyre, titulli ishte jeta politike e përditshme.

Zef Paci, Studiues i fotografisë
Dy ciklet e imazheve, mbi jetën politike edhe ajo e përditshme u shfaqën sipas një rendi kronologjik. Nuk mungojnë as fotot bardhezi të fëmijëve në jetimore, shtretër pranë njëri-tjetrit apo Instituti për Fëmijë Vagabondë, që të krijon përshtypjen e një kampi përqendrimi.

Besoj se ka vlera të çmueshme në aspektin e një realiteti edhe një kohe të caktuar tek fotografia, sepse megjithë manipulimin edhe subjektivitetin mundet që të ruhet një gjurmë i një kohe dhe një çasti të caktuar.

Zef Paci, Studiues i fotografisë
Çdo foto kërkon të evidentojë një moment historik,?Njeriun e ri socialist?, spitalet, jetën, por dhe vdekjen. Në ciklin ?jeta e përditshme?, nuk mungon udhëheqësi i kohës Enver Hoxha.

Nuk e di nëse mund të bëj një përgjithësim. Por gjestet, veprimet, konteksti, peizazhit dhe psikologjia e personazhit në foto, qoftë edhe kur e mohon atë, flet.

Zef Paci, Studiues i fotografisë
Ndërsa, në ciklin ?Jeta politike? ku vendin kryesor zë figura e diktatorit, mes fotove studiuesi evidenton reflektimin e kokës së Koçi Xoxes në një tavolinë, për të paralajmëruar, dënimin e tij me vdekje. Nuk mungojnë as altoparlantët në shtylla.

Recommended