Ora News - Studentët ftojnë edhe militantët e partive në protestë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e nesërme të bashkohen me protestat e tyre. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News studenti Olgert Rakipllari thotë se janë të mirëpritur edhe militantët e partive, por jo ta përdorin për qëllime personale.

Olgert Rakipllari: I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen me ne sepse kjo është një kauzë që ka vrarë frikën dhe mos kenë frike. Ne jemi të parët që u vetësakrifikuam, bashkohuni për të fituar mbi padrejtësinë dhe jo për të rrëuar qeverinë. Sa më shumë të bashkohen, edhe militantët e partive të bashkohen, janë të mirëpritur por të mos përdorin mikrofonin për qëllime te tyre individuale.

Olgert Rakipllari tha se kryeministri Rama provokon, ndërsa i bëri thirrje ti plotësojë kërkesat e studentëve.

Olgert Rakipllari: Kryeministri e kupton shumë mirë që ne nuk jemi me politikën, nuk jemi as me ato organizatat që ai pretendon se ne jemi. Ne po sakrifikojmë veten aty ditë e natë. Kështu që mund të ulet, ta pranojë atë gjë, ta mbyllë këtë çështje. Ne nuk jemi as për rënien e qeverisë, as për rënien e ministrisë. Por sigurisht nëse ai nuk reagon ne do të marrim masa të tjera dhe masën nuk e marrim as unë, as Marjana dhe as një grup i vogël protesuesisht. Sigurisht thirrjet që bëjnë ne gjithmonë do të ketë dhe fillimi i javës ka gjithmonë një reagim masiv. Në momentin që marrim vendime kolegjiale në shesh , turmën e nuk e dimë se çfarë bën. Turma është lodhur. Kryeministri vetëm provokon. Ne jemi të lumtur që ai vepron në këtë lloj mënyre sepse e dimë se nga po shkon kahu i drejtë i historisë. Ai na thotë ngelsa dhe ditën tjetër ëndërron të jetë me ne. Ai thotë jeni pabuksa dhe pastaj thotë jeni më të mirë.
#oranews #protestaestudenteve
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/studentet-ftojne-edhe-militanet-e-partive-ne-proteste

Recommended