Ora News - Kaosi me adresat, prefekti i Lezhës paralajmëron vendorët për masa

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qarkun e Lezhës ka probleme të theksuara me sistemin e adresave dhe sipas prefektit përgjegjësia për situatën bie mbi institucionet vendore!

Gjergj Prendi, Prefekt i Qarkut Lezhë: Është faj kryesisht i bashkive, prefektit dhe zyrave të gjendjes civile.

Shqetësimi u ngrit gjatë një takimi me përfaqësuesit e pushtetit lokal në të gjithë qarkun, ku në fokus realizimi i sistemit të adresave në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Shkurti është afati i fundit për këtë qëllim, ndëra prefekti i Lezhës paralajmëroi masa për drejtuesit e institucioneve që nuk do të bashkëpunojnë.

Prendi: Masa disiplinare për ata që nuk veprojnë në kohë.

Ndërkohë qeveria ka hequr gjobën prej 10 mijë lekësh për të gjithë ata persona që do të deklarojnë në mënyrë vullnetare vendbanimet e reja brenda muajit prill.
#oranews #lezhe #adresa

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kaosi-me-adresat-prefekti-i-lezhes-paralajmeron-vendoret-masa

Recommended