Ora News - Humbja ndaj Laçit, Mema ia faturon arbitrimit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana vazhdon të zhgënjejë, duke treguar edhe njëherë pikat e dobta të saj. Përballë Laçit, bardheblutë u mposhtën me rezultatin 2 me 1 dhe për teknikun e tyre, Ardian Mema, pjesa e parë duhet harruar sa më parë.

"Më mirë kemi zhvilluar pjesën e dytë jo pjesën e parë. Pjesa e parë ka folur gjatë gjithë kohës për Laçin. Ka qënë një ekip shumë agresiv dhe na vendosi në vështirësi. Shënoi dy gola. Them se më shumë ka qënë merita jonë se sa meritë e Laçit. Megjithatë kemi pasur edhe mundësitë për ta barazuar lojën. Mendoj se dhe arbitri ... Kam 2-3 momente se besoj do t'i përkasin moviolës. Goli i anuluar i Grecës ka qënë edhe një penallti. Besoj se do të jetë çështje diskutimi në studio. Terreni? Është njësoj për të dyja ekipet. Është një terren që duhet të luftosh shumë sepse nuk mund t'i fitosh dot duelet. Kjo ka ndodhur në pjesën e parë. Ne duhet të fillojmë çdo ndeshje si pjesën e dytë sepse nuk mundet të tolerojmë kundërshtarin që t'i fitojë të gjithë duelet dhe të jetë edhe agresiv përpara portës tonë. Kjo ishte një mundësi që i dhamë ne Laçit, nuk ishte se erdhi nga një manovër e madhe e tyre."-përfundoi Mema.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/humbja-ndaj-lacit-mema-ia-faturon-arbitrimit

Recommended