Ora News - Rrjeti i Grave "Barazi në Vendimmarrje" feston 10 vjetorin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gratë nga parti të ndryshme politike shqiptare u bashkuan 10 vjet më parë dhe arritën të lobojnë për 50 përqind përfaqësim në vendimmarrje. E një pjesë të mirë të suksesit e arritën nën logon e rrjetit Barazi në Vendimmarrje.

Prej 10 vitesh ato kanë harruar se cilës parti i përkasin dhe janë bashkuar në një grup. Lobuan për të fituar kuotën e 50% përfaqësim dhe ja dolën.

Gra dhe vajza nga parti të ndryshme politike u mblodhën 10 vjet më parë nën logon e rrjetit Barazi në Vendimmarrje, i cili u kurorëzua si një organizatë që përtej çdo ndasie politike, gjeografike apo profesionale arriti të bashkëpunojë për një kauzë madhore të përbashkët si fuqizimi i grave në vendimmarrje.

Kordinatorja kombëtare e rrjetit, Edlira Çepani, mendon se ende ka shumë për të bërë gjithësesi.

Çepani: Ku janë gratë?Ju doni 50% kuota, por ne nuk e dimë se ku janë gratë në parti politike nëpër rrethe të ndryshme. Ne që punojmë në terren e dimë shumë mirë se ku janë gratë, por ndoshta ju nuk e dini dhe nuk e shihni sepse gratë nuk promovohen mjaftueshëm.Numrin e grave në vendimmarrje e rritëm, kemi akoma punë për të bërë, por kemi bërë arritje historike.

Në të gjitha këto vite, gratë shqiptare që kanë aspiruar një pozitë në politikë janë mbështetur dhe nga Ambasada amerikane.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rrjeti-i-grave-barazi-ne-vendimmarrje-feston-10-vjetorin