Ora News - Elbasan, sekuestrohen pasurite e Kastriot Kilës, vlera qindra miliona lekë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekuestrohen pasuritë e Elton Kilës,alias Kastriot Kila, i arrestuar pasi akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Dyshohet se pasuria ka prejardhje kriminale.

Vlera e blerjes së pasurisë kap shumën e 70 milionë lekëve të reja, por prokuroria thotë se vlera aktuale e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe

Gjithashtu po këtij personi nga njësia hetimore vendore në DVP Elbasan në muajin Tetor 2018 në bashkëpunim me Prokurorinë i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

"Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

1. Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan

2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan

3. Një siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.

4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare ?KILA TRANS? sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 leke te reja.

Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë here më e madhe.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Në tetor servisi njëherësh pikë shitje makinash në pronësi të 37 vjeçarit Elton (Kastriot) Kila, i arrestuar si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike u dogj në Elbasan.


Njoftimi i policise

"Forca e Ligjit" godet në Elbasan/Sekuestro preventive për një sërë pasurish në pronësi të shtetasit Elton Kila, të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe gjurmimit, evidentimit dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale dispononte informacione se shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qënë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali si dhe në veprimtarinë kriminale të simulimit të krimit (krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligjshëm të autoveturave, në Pescara, Itali.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-sekuestrohen-pasurite-e-elton-kiles-vlera-qindra-miliona-lek

Recommended