Ora News - Shqipëria në kataloget e agjensive zviceriane të turizmit për 2019

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është bërë pjesë edhe në katalogët e agjensive zviceriane të turizmit. Këtë lajm e bën të ditur gazeta ?Sonntags Zeitung? e cila shkruan se vendi i shqiponjave është në programin e tyre veror për vitin 2019.

?Plazhet janë të bukura, çmimet dhe ofertat befasuese dhe shqiptarët i mirëpresin përzemërsisht turistët. Hotelet në Durrës dhe Sarandë janë të standartit solid me tre dhe katër yje.?

Gazeta thotë se vizitorët ndoshta duhet të kenë pak mirëkuptim nëse shërbimi nuk është ashtu siç duhet.

?Ky është një apel ndaj autoriteteve shqiptare dhe pronarëve të hoteleve e restoranteve që të kujdesen për shërbimin e tyre më të mirë.?

Në shkrim përshkruhet se Durrësi është 45 minuta larg aeroportit të Tiranës dhe ka një plazh 12 kilometra të gjatë. Saranda mund të arrihet më shpejt nga Korfuzi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-ne-kataloget-e-agjensive-zviceriane-te-turizmit-2019