Rama thirrje studentëve: Lëreni Lulin e Monikën tek Ministria e Arsimit, hajdeni pushtoni zyrën time

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e gjashtë të protestës së studentëve dhe rezistencë para ministrisë së Arsimit, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të distancohen nga opozita dhe të shkojnë tek zyra e tij të dialogojnë për të gjitha kërkesat që kishin parashtruar.

Në fjalën e tij për gati dy orë që e mbajti nga kryeministria dhe u transmetua live në facebook, Rama nuk fshehu dot tensionin dhe nervozizmin për situatën duke i rënë disa herë tavolinës me dorë. Rama politizoi protestën duke deklaroi se pas asaj fshihet Luli e Monika ndërsa u bëri thirrje më shumë se një herë në kryeministri për ti thënë problemet e tyre.

"Ju jeni aleatët e mi. Ju nuk jeni aleatët e Lulit, as të Monikës. Ju jeni aleatët e mi dhe unë dua të luftoj bashkë me ju, jo për të bërë këto që kërkoni por më shumë se kaq, ndaj ndahuni nga ata"

Rama hoqi përgjegjësinë e qeverisë për rritjen e tarifave dhe ia vuri fajen rektorëve të cilët sipas tij përfituan nga autonomia e marrë me ligj ndërsa përmes dialogut tarifat për disa kategori mund të shkojnë deri në zero.

"Ato tarifa i rriti autonomia bazuar në të gjitha kalkulimet që kanë bërë rektorët dhe dekanët jemi gati ti diskutojmë, por jo tarifat, por ndihmën e qeverisë në pagesën e tarifave."

Rama bëri me faj rektorët e universiteteve edhe për VKM , dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome.

Ai ofroi dhe gjëra të reja përvec atyre që kërkojnë studentët. Ka një zgjidhje alternative për përfaqësimin e studentëve në bordet e administrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-1100-live-ne-facebook-studentet

Recommended