Dhuna në Kuvend, dëshmuan truprojat e Çavkovit

  • 6 years ago
Ish-drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, kishte një agjendë të ngjeshur ditore më 27 prill. Truprojat e tij dëshmuan në detaje se ku ishte ai derisa përgatitej dhe realizohej ndërhyrja e përgjakshme në Kuvend. Ditën e punës e ka filluar me takime në selinë e Ministrisë së Brendshme. Rreth orës dy pasdite, sigurimi e ka çuar atë tek dentisti. Pastaj ai për shkurt kohë ka qenë në Siti Moll dhe nga atje në restorantin ?Skara Bar?. Prej aty rreth orës 18, Çavkov i ka urdhëruar që ta çojnë në lokalet e kompanisë ?Tehnometal Vardar?, ku ai kishte pasur tre zyra.