Ora News - Studentja: Nuk synojmë rrëzimin e qeverisë, por përmbushjen e kërkesave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit në ditën e katërt të saj.

Që prej orës 10:00 të ditës së sotme, studentë nga Universitetet e Tiranës vijojnë protestën të cilës iu bashkuan dhe studentë nga Shkodra dhe Vlora, por dhe qytetarë të thjeshtë.

"Nuk duam rrëzimin e qeverisë, as të ministres duam plotësimin e kërkesave për kushte më të mira në universitete e konvikte, rritje të buxhetit për arsim më cilësor si dhe veting pedagogëve, dhe ulje të tarifave" thonë studentët.

Ata nuk pranojnë të negociojnë por kërkojnë vendimmarrje.

Protesta vijon prej më shumë se 5 orësh dhe studentët këndojnë: "Ejani mblidhuni këtu, këtu bashkë me ne!'.

Protesta ka pasur një moment tensioni rreth orës 11:00 kur studentët kundërshtuan marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesëtar i Organizatës Politike.

Studentët nuk duan që protesta e tyre të shfrytëzohet politikisht nga asnjë forcë politike e vendit dhe i bëjnë thirrje protestuesve të mos përçahen, por të jenë të bashkuar.

Gjatë ditës së sotme i janë bashkuar protestës edhe studentët e Universitetit të Arteve.

Ora News po transmeton live në ekran, Facebook dhe YouTube protestën që prej fillimit.

14:40 -Studentja: Nuk synojmë rrëzimin e qeverisë, kërkojmë përmbushjen e kërkesave

Në vijim të protestës prej më shumë se 5 orësh, një studente tha se nuk kërkonin rrëzimin e qeverisë.

"Ne nuk jemi për të rrëzuar qeverinë, ne duam që kërkesat tona të plotësohen. Ne duam që ato të plotësohen edhe të kthehemi në auditore", tha studentja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhjetori-i-dyte-vazhdon-neser-ja-propozimet-e-tyre