Ora News - Nikolla në bulevard! Ministrja: Jam 53 vjeçe, një e shtyrë, e sharë do ndihesha keq

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët vijojnë të kërkojnë që ministrja e Arsimit të dalë në bulevard dhe të pranojë kërkesat e saj.

Ata thërrasin: "Lindita Nikolla dil në bulevard

Shkolla është e jona

Jo biznes privat"

Ndërkohë gjatë paradites ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndodhej në një aktivitet dhe kur i sugjeruan që të dilte në bulevard tek studentët e të dialogonte me to ajo u shpreh:

Lindita Nikolla: Ju doni që të jem atje në mes dhe atë do e bëjmë. Edhe pse ndoshta një grua 53-vjeçe, ndonjë të shtyrë... sharjet kështu..do ndihej keq. Mendoni kam vajzën më të madhe se ju. Shaka kjo, Ju nuk keni asnjë arsye të besoni ministren kur e thotë keni të drejtën e Zotit të jeni kritik dhe dyshues. Hajde të ulemi. Çfarë thonë studiuesit për koston reale. Sa paguhet. Sa është buxheti, po investojmë tek rrugët të kemi zhvillim. T?7 kemi më shumë buxhet për ministrinë e arsimit apo do ti lëmë rrugët dhe të tjerat. Ftesa ime është shumë e sinqertë. Jam e dëshiruar ta nisim bisedën por ju deri në fund dyshues. Hajde të ftojmë njerëzit e dijes, që dinë si bëhen llogaritë e të thonë si është e vërteta. Kostoja reale për të formuar një student të Tiranës është 94 mijë lekë.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lindita-nikolla-dil-ne-bulevard-shkolla-eshte-e-jona-jo-biznes-privat

Recommended