Ora News - Pedagogu Shabani për plagjiaturën: Problemi tek sistemi, kultivohet që në shkolla

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rastet e shumta me plagjiaturat në Shqipëri, pedagogu Endri Shabani i sheh si një simptomë të një sistemi të sëmurë.

Në një lidhje me skype për Ora News nga Universiteti i Oksfordit në Londër ku po kryen kërkime shkencore, Shabani e sheh çështjen si një problem të gjithë Bllokut Lindor.

Ai thotë se kultivimi i të ashtuquajturës plagjiaturë apo vjedhje idesh, fillon që në klasat fillore e deri tek Universitetet.

Shabani: Është realisht simptomë e një sistemi të sëmurë. Është sikur të shohësh temperaturën dhe ti vësh kompresa, por problemi kryesor është infeksioni që trupi ka marrë.Plagjiatura është vjedhje e ideve. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar. I gjithë blloku lindor që morën sistemin sovjetik, i gjithë sistemi arsimor nga nivelet më të ulëta në Universitet, studenti përgatitet të riprodhojë.

Të riprodhojë atë që gjen tek teksti, atë që i ka dhënë mësuesja dhe kjo vlerësohet.Sa më mirë ta riprodhosh ti, sa më mirë ta bësh plagjiaturën, aq më shumë vlerësohesh në sistem. Ky është një problem sistemik i sistemit arsimor. Së dyti, mungesa e kërkimit shkencor. Universitetet shqiptare nuk kanë kërkim shkencor sepse nuk vlerësohet kërkimi shkencor. Nuk vlerësohet nga qeveria së pari.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagogu-shabani-plagjiaturen-problemi-tek-sistemi-kultivohet-qe-ne-shkolla

Recommended