"Ju flet Moska": Armela, e tashmja e Amarcord: Fake news made in Rama

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata kundër lajmeve të rremë e ndërmarrë nga qeveria Rama ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm"Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Kryeministri Rama i ka bërë një prezantim të pangjarë deri më sot drejtoreshës së re të ATSH, Armela Krasniqit, e njohur në media si Armela Imeraj. Është një prezantim me një drekë. Rama e ka bërë këtë sepse siç thotë ai dhe në moton e gjithë kësaj epoke të re që na u hapka për ATSH-së është se agjencitë e lajmeve do tu kundërvihen lajmeve të rreme.

Dhe këto do ta bëj Armela. Nëse them se Armela është e tashmja e Amarcord, kam parasysh atë rubrikën që ka Rama në fb ku shkruan herë pas herë në titullin Amarcord duke përkujtuar ngjarje. Kryeministri gënjen në të shkuarën me Amarcord, në të tashmen Amarcordi do bëhet Armela.

Nëse hapim faqen online të Agjencisë Telegrafike Shqiptare do të shohim se Armela nuk ka vënë një CV. Cila është drejtoresha e re e ATSH-së që do të na bëka fushatën e fake news? Mbretëron heshtja totale në faqen e ATSH. Drejtoresha fsheh të shkuarën dhe shikon me guxim nga e ardhmja.

Për votuesit dhe mbështetësit e PS, Armela njihet si një nga gazetaret dhe imazhet e Radio Kontaktit dhe TV Shijakut, që kanë qenë bastionet mediatike të opozitës.Kjo e shkuar mediatike e Armelës nuk është se lë shije të mirë tek ndjekësit e sotëm të saj nga partia që e ka emëruar.

Prandaj Armela fsheh të shkuarën, bëhet lajm i rremë.Një drejtoreshë që do të luftojë lajmet e rreme ka frikë të vendosë CV e saj në faqen zyrtare. Armela në atë kohë prodhonte lajme të rreme të çuditshme, taktike.

Një nga detyrat e saj kur ishte në TV Shijak ishte të lidhej në Uashingon me mikun tim Robert Papën i cili fliste që andej për zhvillimet në Shqipëri dhe qëndrimet e administratës amerikane.

Arsyeja kryesore që Rama e ka marrë pranë është se ka pasur një shoqëri me burrin e saj që ka qenë basketbollist me Dinamon, Sokolin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-armela-e-tashmja-e-amarcord-fake-news-made-rama

Recommended