Shkollat në Çair mbeten me emrat e vjetër

  • 6 years ago
Regjistri qëndror është shfajësuar si institucion nga të gjitha akuzat që janë bërë per ndryshimin e dy emrave të shkollave fillore në Çair ?Rajko Zhinzifov? dhe ?Nikolla Vapcarov? që të njejtat të riemërohen në ?Ismail Qemali? dhe ?Imri Elezi?. Nga ky institucion njoftojnë për Alsat se tashmë dy vjet të plota askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shprehur interesim për të kuptuar më shumë se ku mbeti procedura e nisur për ndryshimin e emrave të shkollave në fjalë. Alsat dorëzoi kërkesë deri te Regjistri qendror për qasje në informacionet lidhur me këtë problematikë e ku shihen me qindra dokumente të ndërsjella mes institucioneve përkatëse  por pa epilog përfundimtar të favor të shkollave.

Recommended