Ora News - Basha rikthehet tek Unaza e Re: Në 40 mln euro investim, 30 janë vjedhje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike u rikthye mbrëmjen e sotme në Unazën e Re, ku iu bashkua protestës së përditshme të banorëve të Astirit.

Bashkë me Bashën ishin dhe deputetë demokratë.

Ndërsa banorët kishin bllokuar qarkullimin dhe thërrisnin "Qeveri hajdute", Basha e përforcoi këtë akuzë duke deklaruar në 40 milion euro investim në projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, rreth 30 milion janë vjedhje.

Basha: Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit.

I pyetur nëse PD do bëjë padi mbi këto akuza, Basha tha: "Ka një padi nga banorët, heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur, e bërë palë me vjedhjen".

Kreu i Partisë Demokratike tha gjithashtu se banorët po mbahen në presion vazhdimisht, por i garantoi se opozita do të jetë përkrah tyre në këtë kauzë të drejtë për ta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rikthehet-tek-unaza-e-re-ne-40-mln-euro-investim-30-jane-vjedhje

Recommended