Report Tv-Lulzim Basha: Ndaj banorëve të Astirit po ushtrohet terror psikologjik

  • 6 years ago
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm në protestën e Astirit, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij ndaj banorëve të Unazës së Re.

Në pronocimin e tij për mediat, Basha është shprehur se deputetët e opozitës nuk do ti lënë vetëm qytetarët, duke denoncuar edhe kërcënimet e vazhdueshme që ata kanë marrë.

Ndaj banorëve po ushtrohet terror psikologjik, ata marrin telefonata kërcënuese. Banorët thonë që persona me profil kriminal shkojnë shtëpi më shtëpi për të joshur apo frikësuar banorët që të tërhiqen nga protesta. Ka vetëm një zgjidhje, anulimi i këtij projekti, hetimi i tij dhe nxjerra para drejtësisë e personave përgjegjës.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Recommended