Lulzim Basha: Rama po përpiqet të justifikojë krimet shtetërore përmes parimeve naziste

  • 5 years ago
Kryedemokrati Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp për të folur për publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild. Basha tha se Rama po përpiqet të heqë vëmendjen nga këto përgjime duke u përpjekur t'i kalojë ato si një gjë normale dhe duke mos bërë as përpjekjen minimale të distancohet.

"Respket për të gjithë ju që morët pjesë në manifestin kundër Edi Ramës. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dërguar dhe t;iu përcjell bindjes se përpjekja jonë ka rëndësi kombëtare. prej ditësh në median shqiptare po bëhet një fushatë nga Edi Rama për të mbuluar krimet e rënda. Kjo është një kopje e parimeve naziste për të justifikuar krimet shtetërore. Po mohohet në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime. Këto biseda po shiten si biseda të pafajshme. një linjë tjetër është relativizimi i krimit që ka ndodhur duke thënë se vjedhja e votës nuk gjë para krimeve të tjera politike që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Qëllimi tjetër është paraqitja e situatës si normale. Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim. pamjet e Edi Ramës, Gjiknurit. Ulsi Manjës duke u sjellë me arrogancë ndaj përgjimeve janë neveritëse të një grupi njerëzish që krimi i ka kthyer në gënjeshtarë dhe patologjikë. Rama nuk ka denjuar as të bëjë sikur distancohet. të gjithë mendojnë se krimi do harrohet por nuk do harrohet. Ju ftoj të gjithëve ju që jeni kundër krimit të thoni dhe të përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë. Të gjithë këta kanë bashkëpunuar me krimin për të vjedhur votat. Kriza politike ka lindur nga bashkëpunimi i Ramës me krimin. Politikisht ajo që duhet të ndodhë është dorëheqja, largimi i Edi Ramës. Politikisht këta njerëz nuk mund dhe as nuk duhet të qëndrojnë në pushtet. Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo i politikës. Drejtësia duhet të hetojë çdo lloj lidhje mes qeverisë dhe krimit. në Shqipëri nuk mund të ketë dhe nuk do ketë lidhje të lira dhe të ndershme", tha Basha.

Recommended