Jovevski: Prokuroria Publike është përgjuar me vite

  • 6 years ago
Prokuroria publike me vite ka qenë e përgjuar. Pajisja e përgjimit ka qenë e vendosur në centralin e telefonisë fikse të Prokurorisë. Kryeprokurori Jovevski tha se në rrjedhë janë hetimet për atë se kush dhe për çfarë qëllimesh ka përgjuar bisedat e bëra në godinën e Prokurorisë që nga shtatori i vitit 2016. Zëdhënësi i Qeverisë ka theksuar se përgjimi ka qenë praktikë e pushtetit të kaluar ndërsa ka njoftuar se edhe MPB-ja është përfshirë në procedurën para-hetimore për këtë rast.

Recommended