AZHBR cel aplikimet per bujqesine

  • 6 years ago
94 milionë Euro fonde të programit IPARD, janë vënë në dispozicion për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. AZHBR ka çelur thirrjet për të gjithë fermerët që duan të përfitojnë nga këto fonde të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare për të zhvilluar më tej fermat e tyre.

Fondet IPARD ju vijnë në ndihmë fermerëve për të rritur kapacitetet prodhuese, por edhe për të përqafuar cilësinë e produktit të tyre me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Një prej shembjeve më të mirë të këtij përfitimi është edhe ky biznes që merret me përpunimin e sherbelës, administratori i së cilës tregon se ka përfituar në 2014 nga këto fonde.

Ajo çfarë fermerët duhet të kenë kujdes është zbatimi i kritereve.

Fermerët do të kenë 2 muaj kohe për të aplikuar. Procesi mbyllet në 30 Janar. Fondet e vëna në dispozicion nëpërmjet programit IPARD duhet të ezaurohen për 4 vjet.

Recommended