Ora News - Lëkunden bursat, në Shqipëri nafta ulet vetëm 5 lekë për litër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht uljes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në tregjet botërore ku një fuçi tregtohet me 60 dollarë, në Shqipëri reflektimi mbetet shumë i vogël. Nga një vëzhgim në pikat e karburanteve vëren se ka pasur një ulje rreth 5 lekë për litër, një nivel ky thuajse i papërfillshëm.

Pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare karburanti ka pësuar një ulje të ndjeshme të çmimit, shqiptarët nuk kanë përfituar prej saj.

Nga një vëzhgim i bërë në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë është konstatuar se ka pasur një ulje modeste vetëm me 5 lekë, duke u tregtuar me 179 lekë për litër.

Shqipëria mbetet një ndër vendet më çmimin më të lartë të karburantit në Europë dhe tregu i shitjes me pakicë dhe shumicë nuk e reflekton pothuajse fare uljen e çmimit në tregjet botërore.

Eksperienca ka treguar të kundërtën në rastet e rritjes së vlerës në tregjet botërore.

Pak javë më parë, në bursa një fuçi karburant tregtohej me 90 dollarë, ndërsa vlera ra deri në 50.

Vetëm këtë të mërkurë, çmimi është rritur në 60 dollarë.

Ndërkaq në Francë vazhdojnë protestat e dhunshme për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lekunden-bursat-ne-shqiperi-nafta-ulet-vetem-5-leke-liter

Recommended