Ora News - Qendro thirrje banorëve të "Astirit": Paraqitni dokumentet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro u bëri edhe një herë thirrje banorëve të zonës së "Astirit" që të paraqiten me dokumentet për pronat, ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës se projekti është i jashtëligjshëm.

Ai theksoi se për projektin janë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa sqaroi të gjitha hapat dhe vendimet që u morën, para se të niste shembja e objekteve në këtë zonë.

Qendro: U bëj thirrje banorëve të dorëzojnë të gjithë dokumentet që të nxjerrim VKM për të bërë të mundur shpronësimin. Ata që janë me legalizim, të bashkëpunojnë me ALUIZNI-n dhe me Bashkinë e Tiranës. Meqë kemi pasur disa akuza nga eksponentë të opozitës dhe jo vetëm, dua të shpjegoj disa gjëra. Dua të shpjegoj se projekti i segmentit të Unazës i ka ndjekur të gjitha hapat ligjor të duhur. Kemi një kërkesë zyrtare nga bashkia, nga ana tjetër miratimin e fondit nga Ministria e Transportit, më pas urdhrin e drejtorit të ARRSH dhe më pas Këshillin Teknik. Ne i jemi drejtuar 3 kompanive për bashkëpunim. Për bashkëpunim janë ndjekur të gjitha kontratat, pagesat që ka bërë kompania, taksat dhe tatimet që e detyron ligji.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qendro-thirrje-banoreve-te-astirit-paraqitni-dokumentet

Recommended