Rama: Investimet ne bregdet, te orientuara tek hoteleria

  • 6 years ago
Asnjë leje ndërtimi për fshatrat turistike nuk do të jepet në bregdet, por vetëm për resorte të kombinuara, hotele dhe vila rezidenciale.

Në samitin e investitorëve të huaj për turizmin, kryeministri Edi Rama parasheh dhe fatin e fshatrave turistik.

Fton sipërmarrësit vendas dhe të huaj që të investojnë në hoteleri, por ka një kusht të vetëm për ta.

Pavarësisht entuziazmit që sjellin shifrat në rritje të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti, kryeministri Edi Rama kërkon krijimin e një modeli unik turizmi elitar jo të kopjuar nga fqinje.

Historia, kulinaria dhe mikpritja janë të veçantat që ofron vendi dhe që kryeministri thotë se duhen promovuar për të thithur më shumë turistë.

Tv Klan

Recommended