Ora News - Rama standard të dyfishtë me banorët e Unazës së Madhe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestimi i banorëve të "Astirit" që tashmë prej një muaj po bllokojnë trafikun në Unazë dhe prangosja e pjesëmarrësve në tubimin e javës së kaluar përpara Parlamentit kulmoi të dielën me njoftimin e policisë për ndjekje penale ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Policia e Tiranës njoftoi se ka dërguar në prokurori për ndjekje penale, kreun demokrat dhe 14 deputetë të tjerë të PD dhe LSI me akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike dhe rendit publik, si dhe pengimin e qarkullimit të automjeteve në protestën e 23 nëntorit që konsiderohet e paligjshme nga ana e policisë.

Sipas kodit penal, dy akuzat e para janë kundravajtje penale për të cilat legjislacioni dhe praktika gjyqësore nuk rekomandon arrestimin pasi ndjekja penale mund të zhvillohet edhe në gjendje të lirë.

Akuza e tretë për bllokimin e qarkullimit, përbën vepër penale por ka një marzh dënimi të ulët, me 3 vjet burg duke e bërë edhe në këtë rast, arrestimin e shtetasve të panevojshëm.

Tejkalimi ligjor i këtyre normave duket se bëhet nga strukturat e policisë në situata të tensionuara politike ?për të treguar forcën? ose më keq akoma ?për të nxjerrë mllefin?. Dhe në këtë rast vihet re standardi i dyfishte i Edi Ramës, në gjykimin e një proteste si opozitar e mandej si kryeminister.

Praktika që po ndjek sot Policia e Shtetit dhe ministria e Brendshme është kritikuar nga Rama vite më parë, kur në 2009 socialistët dhe kryeministri aktual, bllokonin qarkullimin në bulevard gjatë grevës së urisë, dhe nisjen e procedimit penal nga policia e cilësonin si akt politik e të paligjshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-standard-te-dyfishte-me-banoret-e-unazes-se-madhe