Report TV - Vodhi 4 makina në 4 muaj, arrestohet 'tmerri' i Benza-ve në Vlorë

  • 6 years ago
Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia e Vlorës pasi kishtë vjedhur brenda katër muajve 4 automjete ?Mercedez Benz? në qytet.

Mësohet se 33 vjeçari i arrestuar është Ksandros Kapllani banues në Vlorë, i cili prej kohësh ishte i shpallur në kërkim nga policia ishte i dënuar edhe më herët për vepra të tjera penale.

Sipas policisë bëhet e ditur se pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se 33 vjeçari ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete "Mercedes Benz" të cilat pas i i përdorte për disa ditë i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen "18 tetori" në Vlorë.

Autori 33 vjeçar ishte i dënuar edhe më parë për veprat penale të vjedhjes , ndërsa bëhete ditur se automjete e vjedhura policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.

Recommended