Ora News - Basket femra/ Flamurtari "thyen" Tiranën, synon titullin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari në basketboll për femra fiton në shifrat 67-62 përballë shoqatës sportive Tirana. Një ndeshje ku ka patur shumë rivalitet dhe lojë të fortë. Ekipi vlonjat është treguar më i qetë gjatë gjithë lojës dhe kryesisht në 10 minutat e fundit të takimit, duke arritur që në fund të dalë fituese nga Pallati i Sportit.

Një fitore përballë një rivali direkt në luftën për titullin kampion. Ekipi i Flamurtarit ka mbyllur 10 minutat e para në avantazhin 20-17, ndërsa edhe më pas ndeshja ka qënë e rivalizuar, me avantazhe të lehta të Flamurtarit, por edhe Tiranës.

Pjesa e parë mbyllet 36-34 për Flamurtarin, ndërkohë që edhe pas pushimit, loja ka vijuar e tillë me mjaft luftë të fortë sportive. Në periodën e katërt, Flamurtari është më mirë i vendosur në parket dhe shkon deri në 10 pikë diferencë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basket-femra-flamurtari-thyen-tiranen-synon-titullin

Recommended