Akuzohet se hodhi kapsollin që dëmtoi efektiven, polica arreston autorin

  • 6 years ago
TIRANE - Arrestohet nga policia 18-vjeçari Daniel Drobaj, i cili hodhi kapsollën që dëmtoi rëndë në dy gishta të dorës së djathtë, efektiven e "Shqiponjave" Ina Nuka.  Autori është prangosur pak minuta më parë dhe lajmi bëhet i ditur nga vetë Policia e Shtetit.

I riu është identifikuar nga pamjet filmike të protestës së dhunshme dhe u shpall në kërkim që një ditë më parë. Në pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria, 18-vjeçari rezulton se ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë protestës. Kapsolla e hedhur prej tij preku efektiven e "Shqiponjave" në pjesën e qafës. Në përpjekje për ta larguar, lënda plasëse i shpërtheu polices në duar, duke i shkaktuar dëme të rënda në dy gishtërinj. Ajo ka një plagë të rëndë edhe në pjesën e qafës. Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë edhe foton e të arrestuarit. Ndërkaq, Daniel Drobaj rezulton se është ndaluar nga një partullë policie pak çaste pas protestës dje. Report Tv disponon pamjet filmike kur i riu ndalohet pranë "Ushtarit të Panjohur". Në ndihmë të tij mbërrijnë të afërm të tij dhe deputetë të LSI-së, Luan Rama, Indrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, të cilët ia heqin policisë nga duart Drobajn. Në momentin e ndalimit dëgjohet i riu teksa iu thotë policëve se është vetëm 17 vjeç dhe iu kërkon që ta lënë të lirë...

Recommended