Rama: Asnje shtepi qe prek interesin publik s’mund te legalizohet

  • 6 years ago
Pavarësisht tensionit që shkaktoi protesta e banorëve të ?Astirit?, duket se kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin e qeverisë për të vijuar me zbatimin e projektit të Unazës së Madhe. Edhe në Libofshë të Fierit, ashtu si në parlament kryeministri Rama përsërit prerazi se s'mund të ketë legalizime banesash nëse prekin projektet zhvillues të qytetit.

Opozitën e akuzon se i hodhi benzinë zjarrit për interesa politike dhe kur i ktheu një ndjekësi të tij në rrjetet sociale përgjigje për planin që ka qeveria për banorët, banesat e të cilëve preken nga ky projekt. Rama i bën thirrje banorëve të mos shkojnë pas opozitës që po i shfrytëzojnë.

Në Libofshë u shpall zyrtarisht përmbyllja e procesit të legalizimeve për qarkun e Fierit. Në të njëjtin aktivitet u prezantua për herë të parë dhe reforma e pronës. Në dy projektligjet e qeverisë parashikohet shkrirja e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Agjencisë së Pronës, si dhe zgjidhja e probleme të pronësisë, që ka shkaktuar ligji 7501.

Tv Klan

Recommended