Xhaxhai i efektives së plagosur: Mbesa ime po kryente detyrën, s'ka shkak të godasësh policin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Efektivja Ina Nuka pritet të transportohet nga momenti në moment drejt Stambollit ku pritet të marrë dhe mjekimin e specializuar pas dëmtimit që pësoi kur u godit me kapsollë gjatë protestës së 22 nëntorit para parlamentit.

Mjekët i thanë gazetares së Ora News, Xhensila Demollai se policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.

Të shumtë ishin familjarët që sot i gjendeshin pranë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe vijojnë të jenë të shokuar mbi atë që ndodhi para parlamentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhaxhai-i-efektives-se-plagosur-mbesa-ime-po-kryente-detyren-ska-shkak-te-godasesh-policin