15 police dhe 3 protestues te plagosur

  • 6 years ago
Kjo punonjëse e policisë u plagos kur një prej kapsollave që protestuesit e Unazës së Re hodhën në drejtim të forcave të rendit para parlamentit, i shpërtheu në dorë.

Ajo humbi dy gishtat e vegjël të të dyja duarve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, siç duket edhe në këtë video të postuar nga kryeministri Edi Rama nga ambientet e brendshme të spitalit.

Kreu i qeverisë thotë se i komunikoi vetë punonjës së plagosur dërgimin të premten drejt Stambollit për një operacion të gjatë e të vështirë deri sa ajo të rimarrë kontrollin e plotë mbi duart.

Protesta degjeneroi në dhunë pak kohë pas grumbullimit të banorëve para parlamentit, teksa në sallë diskutohej buxheti i vitit 2019.

Disa herë protestuesit u përleshën me policinë duke tentuar të çajnë me forcë gardhin  e krijuar prej tyre.

12 punonjës të policisë mbetën të plagosur, dy në gjendje më të rëndë. Efektivët e lënduar u dërguan me autoambulancë në spitalin e traumës në kryeqytet. Të plagosur mbetën edhe 3 protestues.

Recommended