Report Tv-Përurohet busti i shkencëtarit Betim Muço në shkollën në Kombinat

  • 6 years ago
Shkolla e re në Kombinat do të mbajë emrin e shkrimtarit, poetit, përkthyesit dhe fizikani Betim Muço. Shkolla e re në Njësinë numër 6, përveç emrit të Betim Muços do të mbajë në ambientet e saj edhe bustin e tij, si një shenjë mirënjohje për gjithçka ai bëri në fushën e shkencës, por edhe si shkrimtar e përkthyes.

Në ceremoninë e vendosjes së bustit, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Betim Muços dhe kontributin e tij me vlerë për shoqërinë shqiptare. Ndërsa solli në vëmendje historinë e miliarderëve botërorë të cilët zgjodhën të bëhen të pavdekshëm nëpërmjet filantropisë, Veliaj tha se Betim Muço e ka bërë këtë me dije dhe me veprën e tij.

Në qoftë se ka një arsye pse sot nuk e konsideroj një ditë pikëllimi, por një ditë gëzimi për veprën e Betimit, është se me sa duket ai e gjeti këtë përgjigje dhe fakti që sot kishim dy zonja, zonjusha të nderuara, mësuese që i lexonin jetëshkrimin respektivisht për arritjet në fizikë, sizmologji, shkencë apo në letërsi, në shkrime, do të thotë që ai arriti ta kthente këtë përgjigje dhe përgjigja ishte ?lër një vepër për të cilën ia vlen të kujtohesh, për të cilën ia vlen të emërtohet një institucion, ia vlen të përpiqet një skulptor?. Ndoshta ky është çelësi i pavdekësisë, se edhe kur të mos jem unë kryetar bashkie, Betimi do jetë këtu, edhe kur të merremi me punë të tjera, ndoshta të largohemi nga kjo jetë, Betimi do jetë këtu dhe ndoshta do jetojë më gjatë se disa nga ne, se la një vepër që e bëri të pavdekshëm.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Prandaj, sipas kryebashkiakut edhe kjo ceremoni mund të shërbejë më shumë si një moment reflektimi për gjurmët që lëmë në jetë pasi sipas tij nuk duhet patjetër të jesh kryetar bashkie apo njeri me pushtet që të lësh gjurmë. Më tej, Veliaj shprehu një mirënjohje të veçantë për bashkëshorten e Betimit Muços, Martën, e cila po çon përpara misionin e tij, por edhe duke dhënë ndihmën e saj për edukimin dhe promovimin e nxënësve më të mirë të shkollës ?Betim Muço?.

Recommended