Report TV - Lazaratasit tentojnë të godasin gazetarët, policia nuk mbron mediat

  • 6 years ago
TIRANË-Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me dy dënime përjetë dhe në total për të gjithë grupin ka ulur në total vetëm 2.4 vite kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë. Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues pas vendimit, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si ?Ju vdekshin fëmijët?, etj. Në sallë në momentet e tensionit ishin të pranishëm edhe disa gazetarë të kronikës, por fatmirësisht asnjë nga trupi gjykues dhe nga gazetarët nuk është lënduar nga karrigia e hedhur nga fundi i sallës, pasi të pranishëm ishin disa efektivë policie që ndërhynë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se incidenti ka vijuar edhe jashtë sallës, pasi janë ofenduar dhe tentuar që të goditen gazetarët. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit ku janë goditur me shkelma dhe janë ofenduar gazetarët te Gjykata e Krimeve të Rënda, mes të cilëve ishte edhe operatori i Report Tv. Siç shihet edhe nga pamjet e xhiruara nga kameramani i 'Report TV, njëri prej familjarëve tentoi që të godasë me shkelm kameramanin, ndërsa ai filmonte irritimin e lazaratasve brenda ambienteve të gjykatës, por, fatmirësisht, goditi vetëm derën e institucionit.

Recommended