Gallovej: Qeveria të punojë për zbatimin e reformave

  • 6 years ago
Ambasadorja e Britanisë në Maqedoni, Rejçell Gallouej vlerëson se Lufta kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësorë janë hapat kryesorë që duhet të ndërmerr vendi. Ajo në një intervistë për Radioevropa e Lirë, u beri thirrje shumicës dhe opozitës që në mënyrë konstruktive t'i qasen çështjes së emrit dhe të arrijnë koncenzus së Parlament. Gallouej vlerëson se arritja e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë përveç se e stabilizon rajonin, i kontribuon edhe rritjes së ekonomisë. Në lidhje me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil në Hungari, ambasadorja britaneze thekson se duhet të respektohet sundimi i së drejtës dhe vendimet të merren duke u bazuar në Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet.

Recommended