110-vjetori i Kongresit, Meta vizitë në Manastir: Rikthehem me shumë emocion

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Manastir, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Meta ka thënë se është rikthyer me emocion në këtë godinë. Presidenti ka theksuar se kjo ndërtesë është historike për shqiptarët dhe pasqyron kontributin e patriotëve shqiptarë në shpalljen e Pavarësisë. Presidenca njofton se Meta ka shpërndarë në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Manastir të Maqedonisë.

Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ilir Meta, president

Recommended