Report TV - 'Shkodër Locja në mjegullnajë të zymtë', Myftiu: Krimi po mban peng qytetin

  • 6 years ago
SHKODER - Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari nga fjala e tij në inaugurimin e xhamisë tek Ura e Vjetër e Bunës u ndal tek krimi që ka goditur Shkodrën këtë periudhë.

Ai tha se krimi, fajdet, korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen e qytetit. Kjo sipas myftiut nuk është rruga që i shërben vendit.

Sot kur Shkodra është zhytur nga një mjegullnaje e zezë, nga krimi, vjedhja, korrupsioni, përhapja e fajdeve, cenojnë identitetin tonë, kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t?i ndryshojnë identitetin këtij qyteti, ne e kemi për borxh moral e kombëtar të kthehemi nga vlerat e besimit. Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t?i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete.

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari
Reagimi i Myftiut vjen pas atenatit të fundit në Shkodër, ku u ekzekutua Fatos Ferracaku, 41 vjeç, baba i katër fëmijëve. Një thirrje të ngjashme bëri dy muaj më parë edhe meshtari i Shkodrës, Dom Artur Jaku. Duke iu drejtuar kriminelëve, Jaku tha se ata mund t?i shpëtojnë policisë, mund t?i shpëtojnë drejtësisë por nuk kanë për t?i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete.

Në 5 muajt e fundit, në Shkodër janë shënuar 7 vrasje, 6 prej të cilave të tipit mafioz, autorët e të cilave nuk dihen. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur prej muajsh në rrethana misterioze për të cilët mendohet më e keqja.

Recommended