"Papajtueshmëri me modelin e punës", zv/ministri i Arsimit dorëhiqet pas 15 ditësh në detyrë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm 15 ditë pas emërimit në detyrë, Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.

Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Edi Rama për dijeni edhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e papajtueshmërisë me punën.

"Për arsye etike, morale dhe profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.", thuhet ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin ?Universitetet dhe transferimi i teknologjisë?, i botuar në vitin 2011.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jep-doreheqjen-zevendesministri-i-arsimit-taulant-muka

Recommended