Report Tv-Buxheti për Mbrojtjen 2019/ Rama në Kuçovë

  • 6 years ago
KUCOVË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Kuçovë, aty ku para ushtarakëve, dhe ministres së Mbrojtjes, ka bërë prezantimin e Buxhetit të vitit 2019 në fushën e Mbrojtjes. Rama tha se do të ketë më shumë investime, që nga rritjet e rrogave e deri tek investimi në veshje, mjete pune apo edhe aksesorë. Rama tha se rritja e rrogës do të jetë më e lartë nga sa është njoftuar.

?Rritje pagash, por do ketë një rritje të konsiderueshme. Shumë më të lartë nga shifra që patë në ekran. Gjatë punës me draftin kemi mundur të fitojmë debatin me Ministrinë e Financave 19% rritje pagash për ushtarët?-tha Rama.

Rama tha se baza e Kuçovës do të kthehet në një bazë serioze ku do të investohen rreth 50 milionë euro. Kryeministri gjithashtu tha se pas bazës ajrore në Kucovë, është planifikuarr që të bëhet modernizimi edhe i bazës ajrore të Farkës.

Është një qytet që është identifikuar me aviacionin. Qindra persona ishin punësuar falë kësaj baze. Kjo zonë e rëndësishme strategjikisht u kthye në një hapësirë të braktisur. Falë angazhimit dhe seriozitetit që kanë fituarn Forcat tona të Armatosura, morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 milionë euro. Është një investim që do të sjellë një aeroport me standartet e NATO-s.

Edi Rama, kryeministër

Recommended