“Lleshi”, reagon Meta: Më lini të bëj detyrën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikes Ilir Meta ka folur per here te pare per refuzimin e Sander Lleshit si Minister i Brendshem.Kreu i shtetit i eshte shmangur sqarimeve pse nuk e dekretoi Ministrin e Brendshem, por ka sulmuar ashper kryeministrin Rama ne lidhje me akuzat se precedenti eshte ne shkelje te kushtetutes" Padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t?i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti."Per te mbeshtetur leximin qe presidenti i ka bere kushtetutes, Meta ka sjelle shembullin e kompetencave qe ligjjt themeltar i shtetit i njeh parlamentit."Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër:A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë."Por a do te ndryshoje qendrim Meta ndaj Sander Lleshit, tashme qe emri i tij ka mberritur per here te dyte ne presidence." Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo."Mbetet per tu pare nese Presidenti i Republikes Meta e ka thene apo jo fjalen e fundit per Sander Lleshin.
Recommended