Ora News - Fleckenstein: Fola me Kryeministrin për Lleshin, do flas dhe me Presidentin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I gjendur në Shqipëri për forumin e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i pyetur nga mediat tha se kishte folur me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Ministrit të Brendshëm të pa dekretuar nga Presidenti.

Fleckenstein, përpara se të japë mendimin e tij për këtë çështje, do të presë të flasë dhe me presidentin Meta.

Knut Fleckenstein: Pata mundësinë të flisja me Kryeminsitrin dhe shpresoj të kem mundësinë të flas edhe me të tjerët dhe pastaj mbase do të kem një mendim për këtë.

Fleckenstein u shpreh se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje zbatimin e reformës në drejtësi, edhe pse do të kishin dashur të përparonte me shpejt.

Ndërsa për të treguar se vendi është gati për negociatat, Fleckenstein tha se duhet miratuar ligji elektoral.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fleckenstein-fola-me-kryeministrin-lleshin-do-flas-dhe-me-presidentin

Recommended