‘Turizmi jonë është ‘dashuria e re’ e italianëve’/ Meta i fton të investojnë: Do gjeni ‘parajsën’

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Itali ka zhvilluar disa takime me sipërmarrës duke i ftuar që të investojnë në Shqipëri. Gjatë takimit në kompaninë ?Amarelli?, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri. Kreu i Shtetit vuri në dukje se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj.

?Turizmi shqiptar mesa duket është ?dashuria e re? e italianëve. Deri në shtator të 2018-ës, mbi 350 mijë turistë italianë kanë shijuar bukuritë e rralla të plazheve të virgjëra dhe ujërave të kristalta, të gërshetuara me malet magjepsëse dhe mbi të gjitha me një kulinari që impresionon dhe vetë italianët. Jam i sigurt që italianët vetëm në Shqipëri mund të hanë ushqim më të mirë se sa në Itali.

Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe ?know-how? për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milionë për 2017. Dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e ?Unindustria Calabria? të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje.

Recommended