Report TV - Përmbytjet, Xhaçka: Na duhet buxhet më i madh, në 2019 nis ndërtimi i bazës së Kuçovës

  • 6 years ago
TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në kuadër të diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2019 ka shpalosur në Komisionin e Sigurisë objektivat për vitin e ardhshëm. Xhaçka renditi disa nga prioritetet e ministrisë së Mbrojtjes.

Disa nga objektivat janë; modernizimi i batalionit të këmbësorisë, sistemet e pajisjeve për forcat e armatosura, vendosja në funksion e vëzhgimit të hapësirës ajrore, përmirësimi i vëzhgimit të hapësirës detare për luftën ndaj trafiqeve, investimi bashkë me NATO-n në modernizimin e bazës së Kuçovës, e cila do të sjellë përftime të shumëfishta, pasi do të rrisë nivelin e siguritë, ndikon në thithjen e investimeve të huaja dhe punësimet. Ne duhet të jemi shumë seriozë në bashkëpunim me aleancën.do të jenë mbi 50 milionë euro investim. Në 2019 do të vendoset tulla e parë, ndërsa kjo do të jetë baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Olta Xhaçka
Deputetët e shumicës ngritën shqetësimin e nivelit të buxhetit për Emergjencat Civile që tashmë ka kaluar në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Olta Xhaçka u shpreh ?na duhet një buxhet më i madh?. Shkodra ka qenë një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa ministrja tha se nuk kam parë asnjë projekt për të investuar.

Buxheti është i papërfillshëm është në krahasim me atë që mund të rialokojnë bashkitë. Na duhet një buxhet më i madh se kemi një borxh të pashlyer dhe dëmtime të shumë familjeve që janë prekur në vite. Secili ka përgjegjësinë e vet, nuk mund ta mbajmë të gjithë ne. Nuk kam parë projekt të mirë që kërkon fonde për të evidentuar problematikën në Shkodër. Pashë një projekt të Fierit për Vjosën po e mbështesim.

Olta Xhaçka

Recommended