Ora News - Tronditet Durrësi, dy te vrarë me armë brenda një “Audi”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 6 nëntorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat ndodheshin ne makinen tip ?Audi?, kur janë qëlluar me armë nga persona te paidentifikuar. Viktimat jane Edison Haziraj 39 vjeç dhe Genci Caca 33 vjeç, të dy nga Vlora. Ata po udhëtonin nga Tirana drejt Kavajës.

Ndërkohë në Shën Vlash është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë me nje viktime

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ?Audi? është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-me-arme-zjarri

Recommended