Ora News - Pesticidet shkaktojnë kancer, 450 raste të reja çdo vit në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesticidet që u hidhen produkteve bujqësore por dhe kimikatet që janë në përbërje të objekteve të ndryshme janë shkak i rritjes së numrit të personave të prekur me kancer në Shqipëri. Në Kongresin e 13 të sëmundjeve të gjakut është theksuar se në Shqipëri regjistrohen 450 raste çdo vit, duke mos bërë më dallim nga shtetet që e kanë ndezur sinjalin e alarmit.

Pesticidet dhe produktet kimike janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjakut.

Në Shqipëri regjistrohen rreth 450 raste në vit.

Gjatë Kongresit të 13 të sëmundjeve të hematologjisë, kreu i Shoqatës se Mjekëve Arben Ivanaj kërkoi kërkoi më shumë kujdes për në përzgjedhjen e mallrave të konsumit.

Arben Ivanaj: Janë të gjithë agresivët e ambientit, si produktet kimike pa përjashtim. Qoftë parfumeria, pesticidet, qoftë medikamentet janë një agresion ndaj organizmit.

Shqipëria tashmë është përfshirë në hartën e vendeve ku është ndezur sinjali i kuq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pesticidet-shkaktojne-kancer-450-raste-te-reja-cdo-vit-ne-shqiperi

Recommended